Tentuan të trafikonin drejt Italisë 13 kg heroinë të fshehura në autobusin e linjës ‘Durrës-Milano’, arrestohet pronari dhe shoferi i mjetit (EMRAT)

30 Prill 2023, 10:01| Përditesimi: 30 Prill 2023, 11:06

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pas zbulimit të më shumë se 13 kilogramëve heroinë të fshehura në autobusin me destinacion Italinë. Në pranga kanë rënë Mikel Pici, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, pronari i firmës së linjës së autobusëve  “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i autobusit ku u gjet lënda narkotike.

Gjatë një kontrolli të imtësishëm forcat e policisë kanë gjetur të fshehura në pjesën e pasme të autobusit, 26 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 13 kilogramë e 750 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në momentin e arrestimit, pronarit të linjës së autobusëve 'Keli Travel', Mikel Picit, iu gjet edhe një dozë e lëndës narkotike ‘kokainë’. Në kuadër të operacionit u sekuestruan edhe 8 telefona celularë, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • durres: 01/05/2023 09:07

    amon se vetem keli te gjithe kete pune bejne se nuk ka mundesi te beje rrugen me 2 pasagjagjer.

    Përgjigju
  • Gimi: 01/05/2023 05:47

    Ky Keli dhe transport lekësh bën nga Milano në shqipëri për llogari të një grupi shumë krimnal, pjesë e të cilit është ndër të Tjerë dhe Fatjon Murati, policia le të hetoje e dalë mëse e provuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?