Foto ilustruese

Tentuan të qëllonin me armë ndaj policisë në një lokal nate, arrestohen tre shqiptarët dhe një rumun në Greqi

13 Mars 2023, 08:41| Përditesimi: 13 Mars 2023, 08:43

  • Share

GREQI- Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në Greqi ku  3 shqiptarë dhe një rumun kanë tentuar të qëllojnë ndaj efektivëve të policisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal nate në rrugën Alexandras në Greqi. Ata kanë arrestuar 3 shqiptarët dhe rumunin, këtij të fundit i gjetën edhe një thikë.

Si ndodhi ngjarja:
Autoritetet greke u njoftuan për të shtëna me armë në një lokal nate. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje, por nuk kanë mundur të gjejnë gëzhoja. Më pas ata kanë lokalizuar në trotuar 4 persona të cilët iu dukën e dyshimtë.

Teksa iu afruan për kontroll, njëri prej tyre nxori një pistoletë dhe tentoi të qëllonte ndaj policisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?