Shqiprim Berisha dhe Admir Mehmeti

Tentuan të privatizonin Egnatian tre vite më parë, dy shqiptarët marrin frenat e ekipit të njohur në Zvicër

5 Dhjetor 2023, 15:26
  • Share

ZVICËR - Tre vite më parë investuan në Shqipëri te klubi i Egnatias, ndërsa sot Shqiprim Berisha dhe Sammuel Hass marrin drejtimin e Schaffhausen në Ligën e Dytë të futbollit zviceran.

Shqiprim Berisha do të jetë drejtori i ri ekzekutiv i FC Schaffhausen, ndërsa ish-sulmuesi shqiptaro-zviceran,  Admir Mehmedi do të jetë drejtori sportiv i ekipit të Challenge League.

Pas një aventure në drejtimin e Grasshopers, tanimë Berisha me partnerët e tij kanë detyrë të rikthejnë në "shina" një ekip të traditës si Schaffhausen.

“FC Schaffhausen është një klub tradicional”, thotë i lumtur Jimmy Berisha në konferencën për shtyp.

“Ka një infrastrukturë të madhe dhe një departament të vogël me shumë potencial. Synimi prioritar dhe urgjent, si dhe baza për hapat e mëtejshëm, është përmirësimi i situatës sportive”, tha Berisha.

Kujtojmë se në 2020 investitorët kërkuan që mos ishin thjeshtë sponsorizues te Egnatia, por ta privatizonin klubin, gjë që nuk u arrit asokohe.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?