Foto ilustruese

Tentuan të përdhunojnë shoqen e klasës në oborrin e shkollës, arrestohen 5 të mitur në Greqi! Mes tyre një 14 vjeçar shqiptar

15 Dhjetor 2022, 17:23| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 17:24

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të Korinthit në Greqi. Pesë nxënës të grupmoshës 13-16 vjeç janë arrestuar nga policia pasi kanë tentuar të përdhunojnë shoqen e klasës së tyre. Mes të arrestuarve është edhe një 14 vjeçar nga Shqipëria.

Sipas mediave greke, pesë të arrestuarit kanë tentuar të dhunojnë 16 vjeçaren në oborrin e shkollës së tyre. Vajza ka arritur të largohet nga autorët, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi pesë nxënësit e përfshirë në ngjarjen skandaloze. Prindërit e tyre janë thirrur në prokurori për të dëshmuar. E mitura tha se kishte përjetuar momente tmerri gjatë mëngjesit të së mërkurës kur shokët e klasës e sulmuan fizikisht.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?