Plazhi i Velipojes

Kronikë

Tentuan të ndërtonin lokal në bregdetin e Velipojës, prangosen pronari dhe dy punëtorët

18 Korrik 2021, 11:09| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 09:17

  • Share

Në Velipojë një pronar lokali dhe 2 punëtorë janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës  pasi ishin duke ndërtuar një Beach-bar në bregdet.

Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar Artan Kodrën, 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel,  Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu u prangosën punëtorët Aleksander Simoni dhe Xhovalin Sukaxhia, të akuzuar për dhënie të ndihmës për ndërtim të paligjshëm.  

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri, lokal, në pronësi të shtetasit Kodrës pa lejet përkatëse të organeve kompetente.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?