Foto ilustruese

Kronikë

Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohen 2 vëllezër në Skrapar

15 Korrik 2021, 09:49| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 09:50

  • Share

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Skrapar, pasi u kapën duke tentuar të kultivonin fidanë kanabisi. Në pranga kanë rënë Emiljano dhe Ardenis Rama, 39 vjeç dhe 35 vjeç, banues në fshatin Barçë, të cilët tentuan të kultivonin kanabis pranë tokës në pronësi të tyre. Policia asgjësoi 589 kubikë me bimë kanabisi.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit Emiljano Ramës u gjetën fara të dyshuara kanabis dhe një radio dore komunikuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?