Tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 2 të arrestuar në Tiranë! Një ishte me masë arrest shtëpie

13 Prill, 10:25| Përditesimi: 13 Prill, 10:32

  • Share

40 persona janë gjatë javës arrestuar për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të Policisë Rrugore, mbetur në tentativë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 2 shtetas, përkatësisht shtetasi me iniciale A. Sh., 33 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie dhe mbas verifikimit rezultoi me masën “Arrest në shtëpi”, si dhe shtetasi A. T., 24 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie.

Të kapur në shkelje, këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit, ryshfet.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet, në 112.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?