Tentuan të korruptojnë efektivët e rrugores, vihen në pranga 6 shoferë në Tiranë

2 Shkurt, 10:29| Përditesimi: 2 Shkurt, 10:42

  • Share

Gjashtë drejtues mjetesh janë arrestuar na flagrancë në 24 orët e fundit.

Sipas policisë këta shoferë,  kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, konkretisht: M. SH., 24 vjeç, K. L., 29 vjeç, B. K., 40 vjeç, E. T., 43 vjeç, R. S., 27 vjeç, F. Xh., 60 vjeç.

Policia thotë se janë konstatuar në shkelje dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash. 

‘Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, ndaj punonjësve të Policisë. Iu lutemi qytetarëve dhe mediave që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe të godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.’- bën thirrje policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?