Foto ilustruese

Tentuan të shkonin në Kanada me leje qëndrimi false, arrestohet çifti kinez në Rinas

13 Shkurt 2023, 10:06| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 10:15

  • Share

TIRANË- Një çift kinez janë vënë në pranga ditën e sotme në aeroportin e Rinasit pasi tentuan të shkonin drejt Kanadasë me leje qëndrimi false.

Çifti kinez u kapën në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm ku gjatë verifikimeve rezultoi se lejet e qëndrimit ishin të falsifikuara. Dy të rinjtë 36 dhe 33 vjeç ishin të dy banues në Kinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?