Tentuan të kalonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet 18-vjeçari në aksin Korçë-Pogradec, në kërkim bashkëpunëtori i tij

26 Gusht 2023, 15:35| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 15:37

  • Share

Olger Dida, banues në Tiranë, 18-vjeç është arrestuar nga policia e Korçës pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Po ashtu u shpall në kërkim A. P., 19 vjeç, po banues në Tiranë. 

Policia thotë se arrestimi i të riut u bë pas kontrolleve të ushtruara në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Gështenjas, Pogradec, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar.

Olger Dida sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos ju bindur policisë, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar.

Gjatë kontrollit në automjetin tip "Volkswagen", u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm.    

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 18-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin A. P., do t'i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.   

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. P. dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?