Tentuan të kalojnë të miturën nga kufiri, arrestohet 23-vjeçari në Has! U gjet në bagazhin e automjetit

25 Gusht 2022, 10:31| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 10:35

  • Share

HAS- Një 23-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi u gjet duke transportuar një 17vjeçare jashtë kufirit në formë të jashtëligjshme. Së bashku me 23- vjeçarin, në automjet ishte edhe një 17-vjeçar i cili u shoqërua në gjendje të lirë.

E mitura u gjet nga policia gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit e cila po tentonte të kalonte kufirin me ndihmën e 23 dhe 17 vjeçarit.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës arrestuan D. LL., 23 vjeç, rezident në Londër, si dhe proceduan në gjendje të lirë 17-vjeçarin, banues në Kosovë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe shtetasen e mitur për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?