VIDEO/ Tentuan të grabisin argjendarinë në Shkodër me anti-djersë, lihen në burg çifti! Dalin pamjet, kush janë burrë e grua dhe momenti kur përleshen me pronarët

30 Janar 2022, 11:38| Përditesimi: 30 Janar 2022, 11:49

  • Share

Arben dhe Anisa Hoxhaj, burrë e grua që tentuan të vidhnin argjendarinë në Shkodër duke përdorur një anti-djers si armë të ftohë, janë lënë sot në masën e sigurisë 'burg pa afat'.

Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe videon e momentit kur çifti futen në argjendari dhe tentojnë ta grabisin. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shihet gruaja teksa nxjerrë anti-djersën dhe ja drejton pronarëve të argjendarisë, e më pas tentojnë të marrin florinjtë që ishin mbi banak. Ata kanë hasur menjëherë me rezistencën e pronarëve duke u përleshur me ta.

Çifti duket se bënin një jetë të mirë, ku në fotot e tyre shihen teksa pozojnë me shishe shampanje në duar, ndërsa mbajnë orë 'Rolex'.

Ngjarja u regjistrua më 27 janar, teksa çifti i bashkëshortëve u arrestuan menjëherë pas ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?