Tentuan të fusin mallra kontrabandë nga porti i Durrësit, arrestohet 26-vjeçari dhe pronari i furgonit

23 Korrik 2023, 14:36| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 15:08

  • Share

Florjan Goga, 26-vjeç dhe Agron Çela 60-vjeç janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi tentuan që të fusin mallra kontrabandë nga porti.

Sipas policisë, në pikën kufitare të Portit të Durrësit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me autoritetet doganore, në automjetin (furgonin) me drejtues Florjan Gogën, dhe pronar Agron Çelën, gjetën dhe sekuestruan dhjetëra kuti me kafe dhe mallra të tjera, të cilat këta shtetas po tentonin t’i kontrabandonin në vendin tonë. 

Shoferi dhe pronari i furgonit u arrestuan për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera", kryer në bashkëpunim.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Agron Çela është babai i Elidon Çelës i cili 1 vit më parë fshehu 522 mijë euro në furgonin që vinte nga Bari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?