Policia italiane

Itali/ Tentuan të digjnin në gjumë të afërmen e moshuar, arrestohen babë e bir nga Shqipëria! Morën vendimin ekstrem pas debateve të ashpra

19 Shtator 2023, 13:38| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 14:03

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku babë e bir me origjinë nga Shqipëria u arrestuan, pasi tentuan të digjnin të afërmen e tyre, e cila i kishte dëbuar nga shtëpia për shkak të debateve dhe tensioneve të vazhdueshme në familje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Casarano, një komunë e Salentos në Leçe të Italisë, ku dy  të afërmit e gruas së moshuar, përkatësisht vëllai i saj 64 vjeç dhe nipi 37 vjeç kishin shkuar mysafir të shtëpia e së afërmes së tyre por për shkak të debateve të vazhdueshme mes tyre situata ishte rënduar dhe gruaja në nerva e sipër u kishte thënë të afërmeve të iknin nga shtëpia duke i nxjerrë jashtë.

Sipas mediave italiane, ajo që ka ndodhur më pas ka tronditur edhe vetë karabinierët.

Dy burrat, babë e birë të shtyrë nga zemërimi pa fre, kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe e kanë spërkatur rreth e qark me benzinë të moshuarën në tentativë për ti vënë flakën, teksa ajo po flinte.

Sapo ka ndjerë aromën e benzinës, gruaja ka bërtitur dhe ka dalë jashtë, duke i shpëtuar kështu sulmit.

E tronditur nga ngjarja ajo ka kërkuar ndihmën e familjarëve, ndërsa më pas ka bërë edhe denoncimin në polici.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?