Tentuan të arratiseshin nga rekrutimi, arrestohen 6 persona në Ukrainë

11 Gusht 2023, 18:59| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 19:00

  • Share

1691773168_ukraine.jpg

Roja shtetërore e kufirit të Ukrainës ka ndaluar një automjet që transportonte 6 persona teksa përpiqeshin të largoheshin nga vendi, për të shmangur rekrutimin në luftën e vazhdueshme me Rusinë.

Në Odessa, rojet kufitare gjetën dy burra ukrainas të fshehur nën sediljen e pasagjerit të një automjeti. 

Ata kishin paguar dy shtetas moldavë 4500 dollarë secili për t'i dërguar përtej kufirit në Moldavi. 

Dy pretenduan se ata po vepronin si kontrabandistë dhe se kishin rënë dakord me njëri tjetrin që të ndihmonin 4 personat e tjerët të kalonin kufirin në Rumani me tarifën prej 4 mijë dollarë secili. 

Në Ukrainë, meshkujt nga mosha 18 deri në 60 vjeç u është ndaluar të largohen nga vendi, në rast se do të nevojiten në luftën kundër pushtimit rus.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky shkarkon shefat e rekrutimit për korrupsion! Agjentët 007 të Kievit paralajmërojnë banorët e Moskës: Prisni sulme të reja


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?