Në foto: Vullnetarët dërgojnë ushqim në Chernihiv me varkë (jo anija që u bombardua)

Tentuan të arratiseshin me varkë, 4 të vdekur në Kherson, mes tyre një 13 vjeçar

8 Prill 2022, 03:49| Përditesimi: 8 Prill 2022, 03:53

  • Share

Katër civilë u vranë ndërsa përpiqeshin të arratiseshin me varkë nga rajoni i pushtuar Kherson, sipas autoriteteve rajonale ukrainase.

Anija po lundronte nga fshati Pervomaivka kur u sulmua rreth 70 metra nga bregu.

Sipas zyrtarit, një anëtar i qeverisë së qytetit Kryvyi Rih, në bordin e varkës ndodheshin 14 persona.

Dy burra dhe një grua u vranë menjëherë, ndërsa një fëmijë 13-vjeçar vdiq më vonë. Shtatë persona janë pranuar në spital dhe dy janë të zhdukur, tha zyrtari. Nuk është e qartë nëse personi i 14-të në varkë është plagosur, i humbur apo i padëmtuar.

Kherson, një qytet port jugor pranë Krimesë, u pushtua nga Rusia në ditën e tetë të pushtimit.


Lajmi kryesor:

Von der Leyen me jelek antiplumb viziton Bucha dhe Kievin, takon Zelenskyn: Anëtarësimi juaj në BE fillon sot! Zbulohet varreza masive në Makarov! 50 të vdekur në masakrën e Kramatorsk


G.B./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?