Tentuan ta digjnin me benzinë, 16-vjeçarja rrëfen detajet: Më spërkatën dhe ndezën çakmakun, më pas vrapova

27 Gusht 2022, 12:32| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 14:25

  • Share

1661596812_Screenshot1.jpg

Vajza 16 vjeç, e dhunuar nga ish i dashuri 25 vjeç dhe dy shokët e tij i kallëzoi vetë këta të fundit në Polici, ndërsa gjatë seancës gjyqësore të tre dhunuesve, u bënë me dije detajet.

Vajza ka treguar se si Ardit Çela bashkë me shokët e tij tentuan ta digjnin me benzinë poshtë pallatit ku banonte. Çela mbante një shishe të mbushur në benzinë, me të cilën spërkati 16-vjeçaren pasi e rrahën dhe e goditën dhunshëm. Më pas, Çela nxori çakmakun për t’i vënë flakën vajzës, por kjo e fundit pasi e nuhati erën e benzinës u largua me vrap duke iu shpëtuar agresorëve.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar pamje filmike që provojmë krimin e tre të rinjve, ndërsa e mitura kishte shenja dhune në trup.


Lajmi kryesor:

Momentet e tmerrit, si tentoi 25-vjeçari të djegë të dashurën e mitur! 16-vjeçarja: Më spërkati me benzinë, sa ndjeva erën ika me vrap


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?