Tentuan që të korruptonin punonjësit e policisë, 3 të arrestuar në Tiranë

11 Prill 2023, 09:14| Përditesimi: 11 Prill 2023, 09:16

  • Share

3 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë tentuar që të korruptojnë efektivët e policisë rrugore.

Policia rrugore ka konstatuar në shkelje makinat me drejtues shtetasit Xh. D., 62 vjeç, K. C., 28 vjeç dhe E. P., 21 vjeçe.

Me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, këta shtetas i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.  

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 3 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Ndërkohë përgjatë një viti janë goditur 15 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

‘Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.  

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 3 raste të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative.

Shkon në 15 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në shkelje automjetet me drejtues shtetasit Xh. D., 62 vjeç, K. C., 28 vjeç dhe E. P., 21 vjeçe. Me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, këta shtetas i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.   

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 3 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fjfj: 11/04/2023 10:31

    dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 3 shtetas Ku e arrestimi ketu injorante dizinformues?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?