Tenton të fusë kokainë në burgun e Vlorës, e kishte fshehur mes patateve

3 Janar, 10:06| Përditesimi: 3 Janar, 16:21

  • Share

Një qytetar është arrestuar pasi ka tentuar të fusë drogë me ushqime brenda në burgun e Vlorës. Ngjarja është shënuar një ditë para Vitit të Ri dhe shqiptarja.com raportoi më 31 dhjetor, se gjatë kontrolleve i ishin gjetur 380 gram hashash dhe 60 gram kokainë të fshehura në patate.

“Shërbimi Kombëtar Kontrollit të Burgjeve arrestoi në flagrancë shtetasin F.C, më datë 30.12.2023, pasi gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimve të sjella për familjarët, në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për lëndë narkotike cannabis sattiva dhe lëndë narkotike e dyshuar e llojit "kokainë" informoi sot drejtoria e Burgjeve.

Ndaj tij rëndon akuza “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” parashikuar nga nenet 283 dhe 324/a i K. Penal.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?