Tentojnë të vjedhin dyqanin e celularëve në Fier, 3 hajdutët përleshen me policin që i kapi 'mat', në arratisje i godasin makinën

17 Janar 2021, 09:13| Përditesimi: 17 Janar 2021, 10:50

  • Share

3 hajdutë kanë tentuar që të vjedhin një dyqan celularësh sot rreth orës 06:10, në lagjen "Kongresi i Përmetit", Fier por janë pikasur nga një efektiv policie që po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore, i cili u ka prishur planin.

Punonjësi i policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë i goditur me automjetin e tyre, makinën e tij private.

Për kapjen e autorëve janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, ndërsa grupi hetimor ka gjetur prova materiale të lëna prej tyre në vendin e ngjarjes.

Dyqani ku u tentua të kryhej vjedhja

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:10, në lagjen "Kongresi i Përmetit", Fier, tre persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C.

Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.

Punonjës i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?