Foto ilustruese

Tentoi të godasë me shkelm një person, pezullohet nga detyra polici në Vlorë

2 Janar, 15:40| Përditesimi: 2 Janar, 17:03

  • Share

Një efektiv është pezulluar nga detyra në Vlorë, pasi siç njofton policia është filmuar teksa tenton të godasë një person me shkelm.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve në rrjet, oficeri i patrullës së përgjithshme është pezulluar nga detyra si dhe ka nisur hetimi disiplinor për të.

"Në lidhje me një video të publikuar ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një punonjësi policie në qytetin e Vlorës, duke tentuar të godas me shkelm një shtetas, ju sqarojmë se: Me publikimin e rastit, menjëherë është pezulluar nga detyra si dhe ka nisur hetimi disiplinor, për punonjësin e Policisë, inspektor M. M, me detyrë oficerë i patrullës së përgjithshme, trupë shërbimi, në Komisariatin e Policisë Vlorë, deri në verifikimim e plotë të rastit", njofton policia.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?