Tentoi t'i vidhte me dhunë çantën të moshuarës, arrestohet në flagrancë hajduti në Malësi të Madhe (Video)

19 Janar, 15:42| Përditesimi: 19 Janar, 15:55

  • Share

SHKODËR-Në mes të ditës, 34-vjeçari Eridjon Turmetaj ka tentuar që t'i vjedhë çantën një të moshuare në Malësi të Madhe, pa u tutur aspak për shkak të moshës së saj 73-vjeçe.

Por tentativa ka dështuar pasi hajduti është konstatuar nga policia në kohë rekord duke parandaluar kështu vjedhjen.

"Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte t’i merrte me dhunë çantën një shtetaseje të moshuar. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi: E. T., 34 vjeç, banues në fshatin Rec, Malësi e Madhe", njofton policia.

Gjithashtu u sekuestrua çanta me 15 500 lekë të rinj, që mbante 73-vjeçarja (pensioniste).  Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?