Pamje nga Prokuroria në Monza

Itali/ Shqiptari tenton t'i vendosë flakën postbllokut në hyrje të Prokurorisë në Monza

15 Nëntor 2023, 09:59| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 10:17

  • Share

Një 60-vjeçar shqiptar ka tentuar t'i vërë flakën postbllokut në hyrje të Prokurorisë në Monza, Itali, mëngjesin e sotëm (15 Nëntor) rreth orës 07:00 me orën lokale.

Teksa ka hedhur pesë litra benzinë ​​në tokë, roja ka arritur të mbyllet brenda Prokurorisë dhe të japë alarmin.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar 60-vjeçarin para se t’i vinte zjarrin, raporton Ansa.

Nga informacionet e para mësohej se shtetasi me origjinë shqiptare me precedentë të vjetër penalë kërkonte “drejtësi” për një çështje civile, e cila lidhej me ish-vendin e tij të punës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe Policia e Monzës. 60-vjeçari është dërguar në komisariat ku do të merret në pyetje rreth kësaj ngjarjeje.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?