Tentoi të vriste Renis Fejzollin në Athinë, arrestohet i riu shqiptar! Donte t’i merrte jetën për 1 mijë euro

5 Mars, 09:48| Përditesimi: 5 Mars, 10:04

  • Share

Autori i atentatit ndaj shqiptarit Renis Fejzollit është arrestuar nga policia greke. Mediat raportojnë se në pranga ka rënë Marios Tralo, 20 vjeç nga Durrësi. Tralo është arrestuar mbrëmjen e djeshme, 4 mars, pasi ndaj tij rëndonin akuzat “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ai ka rënë në pranga pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy të tjerë, Anastasios Dushku, 18 vjeç dhe Dhimitrios Zisis, 20 vjeç. Dy të tjerët janë ende në kërkim. Atentati ndaj shqiptarit Renis Fejzolli ndodhi më 2 shkurt, kur ndaj tij u qëllua nga një makinë. 34-vjeçari u transportua në spital i plagosur me dy plagë arme zjarri, ndërsa policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë.

Hetimet e policisë zbuluan se Fejzolli i kishte borxh një shumë prej 1000 euro Marios Tralo me të cilin ishin shokë. Ata kanë komunikuar në telefon pasditen e 1 shkurtit dhe e kishin lënë të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Teksa Fejzolli e priste Tralon në parkun ku ndodhi ngjarja, ky i fundit është shfaqur me një automjet “Toyota Yaris” dhe pasi ka hapur xhamin, ka shtënë me armë drejt tij.

Bashkë më Tralon ne automjet kanë qenë edhe Dushku e Zisis. Në 15 shkurt policia greke ka zbuluar të parkuar në rrugën “Iraklideon 69” në Athinë motorin e markës “Kymco Agility City” në pronësi të Marios Tralo dhe brenda tij është gjetur 1 pistoletë tip “Glock” me një krehër me dy fishekë.

Marios Tralo rezulton me precedentë penalë për “drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme”, “fyerje”, “dëmtim pasurie”, “shkelje të ligjit mbi armët”, “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” dhe “shkelje të kodit të qarkullimit rrugor”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?