Tentoi të vriste Selami Brahimin në Shkodër, 68-vjeçari ekstradohet nga Gjermania

20 Mars, 14:30| Përditesimi: 20 Mars, 19:38

  • Share

Rreth një muaj pas atentatit që iu bë Selami Brahimit në Shkodër, autori i dyshuar është ekstraduar nga Gjermania. Bëhet fjalë për 68-vjeçarin Sulejman Kapllani, ekstradimi i të cilit u finalizua sot pas arrestimit në Gjermani.

Ndaj tij Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Kapllani do të përballet me drejtësinë shqiptare për atentatin ndaj Selami Brahimit më 8 shkurt 2024 në Shkodër.  Në drejtim të 60-vjeçarit u qëllua me kallashnikov 10 herë, por vetëm një plumb e preku në pjesën e fytyrës.

Ndërkohë, nga Shqipëria në Itali është ekstraduar një 29-vjeçar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 09.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”. 29-vjeçari Glorildo Halili është arrestuar në Durrës, më datë 07.11.2023.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?