Tentoi të vriste me thikë 2 turq në Gjermani, arrestohet në Fier 43 vjeçari me 3 mbiemra, i shpallur në kërkim prej 2014-ës

21 Dhjetor 2023, 14:25| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 14:38

  • Share

Një 43 vjeçar me 3 mbiemra është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim në Gjermani për tentativë vrasje ndaj 2 shtetasve turq.

Në panga ka rënë Bledar Qoku (Manaj, Haziza), i cili në vitin 2014, sulmoi me thikë 2 turq në Gjermani, duke e lënë të plagosur rëndë njërin prej tyre.

Ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje" mbetur në tentativë dhe "Plagosja e rëndë me dashje".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.   

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?