Foto ilustruese

Tentoi të vriste me sëpatë fqinjin e tij pas një sherri banal, vihet në pranga 38-vjeçari në Pogradec

26 Maj 2023, 15:45| Përditesimi: 26 Maj 2023, 15:46

  • Share

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi ka tentuar të vrasë me sëpatë fqinjin e tij, pas një sherri banal.

38-vjecari i identifikuar, Erion Shaqollari pasi është konfliktuar me fqinjin i tij 61-vjeçar, e ka goditur me thikë duke e plagosur.Me të marrë dijeni për konfliktin midis 2 fqinjëve, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dha ka bërë të mundur arrestimin e 38-vjecarit.

38-vjecarit iu gjet dhe një thikë, e cila iu sekuestrua si provë materiale.

Ndërsa fqinji 61-vjecar që mbeti i plagosur nga konflikti është jashtë rrezikut për jetën, aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit  ku po merr ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?