Tentoi të vriste ish-deputetin socialist, Gjykata e Lezhës lë në burg Fatbardh Ismailin

8 Shkurt, 10:38| Përditesimi: 8 Shkurt, 23:46

  • Share

Lezhë- Fatbardh Ismaili, 30-vjeçari i arrestuar nga policia e Lezhës, pasi tentoi të vriste ish-deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga do të qëndrojë në burg. Ai u njoh sot (8 shkurt 2024) me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij në gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Eglantina Biba pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj dhe caktoi masën e sigurisë "Arrest në Burg", pa afat për 30-vjeçarin Fatbardh Ismaili, ndaj të cilit janë ngritur akuzat "Vrasje me dashje' mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve".

Ismaili, u arrestua më 4 shkurt 2024  pas 9 muajsh arrati, pasi me 17 maj 2023, qëlloi me armë zjarri ndaj ish-deputetit të PS, Armando Prenga pas një konflikti për numërimin e votave që babai i autorit kishte patur me ish-ligjvënësin.

Dy ditë më vonë 30-vjeçari tentoi të marrte hak, duke qëlluar në drejtim të automjetit të ish-deputetit Armando Prenga i cili po lëvizte i vetëm në aksin rrugor Laç-Patok. Autori qëlloi plot tre herë ndaj, tij por fatmirësisht asnjëri nga plumbat nuk e prekur 49-vjeçarin i cili njoftoi menjëherë policinë për ngjarjen.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?