Tentoi të vriste disa persona në Tiranë, arrestohet pas disa muajsh 30 vjeçari nga Kamza

6 Mars, 14:31| Përditesimi: 6 Mars, 14:37

  • Share

Tirane- Një 30 vjeçar I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar nga policia e Tiranës.

Mësohet se në pranga ka rënë Gentian Koqari (Losha). Arrestimi i 30 vjeçarit banues në Kamësz u bë në rrugën "Skënderbeu"

'Në vitin 2023, 30-vjeçari është konfliktuar me disa shtetas dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre" informoi sot policia e Tiranës.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja", mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?