EMRAT/ Tentoi të vriste 20-vjeçarin në Dibër, në kërkim autori

8 Qershor 2023, 13:34| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 13:53

  • Share

Ardit Aldedja, 33-vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Dibrës pasi ka tentuar që të vrasë me armë zjarri pistoletë një 20-vjeçarin S.A.

Sipas policisë nga veprimet hetimore dyshohet se Ardit Aldedja, 33-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S. A., 20 vjeç, banues në Peshkopi.  

Pas ngjarjes, Agron Muça, i arrestuar tashmë, së bashku me Klement Aldedjan, Indrit Belban dhe Xherdan Korimani, ndihmuan 33-vjeçarin të largohej pas ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.

Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim kapjen e Ardit Adedjas dhe të 3 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?