Foto ilustruese

Tentoi të vjedhë një biznes duke thyer xhamat, pranga 42-vjeçarit në Fier

25 Shkurt, 14:40| Përditesimi: 25 Shkurt, 14:41

  • Share

FIER- Një 42-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ka tentuar që të vjedhë një biznes.

Sipas policisë, 42-vjeçari tentoi të vidhte një kioskë duke thyer xhamat, por vjedhja është parandaluar falë ndërhyrjes së policisë.

42-vjeçari O. Ll., u arrestua teksa po tentohej të largohej nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?