Foto ilustruese

Tentoi të vidhte një automjet në Durrës, kapet në flagrancë autori

26 Shtator 2023, 16:18| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 16:27

  • Share

49-vjeçari Artan Dhimo i cili tentoi t’i vidhte një makinë në lagjen nr. 12 në Durrës është arrestuar në falgrancë nga policia.

"Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të punonjësve të patrullës së Policisë, pas denoncimit të një qytetari se po tentonin t’i vidhnin automjetin, arrestohet në flagrancë autori. Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se një shtetas po tentonte të vidhte një automjet, në lagjen nr.12, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të këtij rasti, shtetasit A. Dh., 49 vjeç, banues në Durrës", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?