Tentoi të vidhte në një lokal ditën e djeshme, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë! Dyshohet si autor i 4 grabitjeve të tjera në kryeqytet

18 Janar, 15:09| Përditesimi: 18 Janar, 17:11

  • Share

TIRANË- Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e komisariatit nr.2 pasi tentoi të vidhte një lokal gjatë ditës së djeshme (17 janar) në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Në pranga ka rënë K.M, i cili rezulton i dënuar më parë në Gjermani për të njëjtën vepër penale. Dyshohet se i arrestuari është autor i 4 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në dy lokale dhe dy banesa në Tiranë ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?