Foto ilustruese

Tentoi të vidhte në kushtet e izolimit, pranga 19-vjeçarit në Fier.

7 Prill 2020, 14:52| Përditesimi: 7 Prill 2020, 15:01

  • Share

Në një kohë kur të gjithë duhet të izolohen ka nga ata të cilët mendojnë për vjedhje, duke nisur edhe nga lëvizjet e pakta ose fare të orëve të mbrëmjes. Një nga këto është një 19-vjeçar me inicialet E. S., 19 vjeç, banues në Tiranë,  i cili ka tentuar të vjedhë me thyerje një kioskë në qytetin e Fierit.

19-vjeçari sipas policisë është autor edhe i një tjetër vjedhje të një baterie dhe dokumentave të një automjeti, po në qytetin e Fierit.

Sakaq po në Fier është vënë në pranga një 42-vjeçar i cili për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe vëllait të tij.

E. S, 42 vjeç për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe vëllait të tij, njofton policia.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?