Foto ilustruese

Tentoi të transportonte me furgon 23 emigrantë të paligjshëm, merrte deri në 1 mijë euro për person! Arrestohet 35 vjeçari në Korçë (EMRI)

29 Maj 2023, 09:57| Përditesimi: 29 Maj 2023, 10:02

  • Share

Një 35 vjeçar në Korçë është arrestuar nga policia pasi po transportonte me furgon 23 emigrantë nga vendet e treta në këmbim të pagesave nga 300 deri në 1000 euro për person.

Në pranga është ka rënë Leksi Veshollari, banues në Pogradec i cili duke përdorur furgonin e tij po ndihmonte 23 emigrantë me qëllim për t’i kaluar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni dhe një celular.

Ndërkohë, materialet i kaluan prokurorisë për veprimet e mëtejshme pranë gjykatës së Korçës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?