Tentoi të transportonte 8 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër

20 Korrik 2023, 10:09| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 10:31

  • Share

Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap në tentativë për të transportuar 8 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës për secilin prej tyre.

Në kuadër të operacioni policor i koduar "Road Guard 68", u arrestua R. A., 36 vjeç, banues në Tiranë.

I arrestuari u ndalua u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit, duke transportuar me automjetin tip "Volksëagen", nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?