VIDEO/ Armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 45-vjeçari çek në Morinë! Ja ku i kishte fshehur në makinë thikat dhe pistoletat

27 Tetor 2023, 11:24| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 11:40

  • Share

KUKËS- Një 45-vjeçar çek është arrestuar nga policia e në pikën kufitare të Morinës, pasi po tentonte te trafikonte armë në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit ‘Magnum’, u ndalua nga policia kufitare për kontroll shtetasi çek M. B., që drejtonte një automjet tip “Land Rover”.      

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, policia ka gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë të mbushur me fishekë, municion luftarak për këtë lloj arme dhe armë të tjera, 4 thika, 2 biçakë, 1 sëpatë brezi dhe 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues).  

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. B., 45 vjeç, banues në Republikën e Çekisë.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

1698398940_arma.jpg

1698398569_morinearme.jpg

 

Arma, makina dhe thikat e gjetura

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?