VIDEO/Tentoi të trafikonte 710 gr kokainë në Maqedoninë e Veriut, arrestohet 59 vjeçari në Peshkopi! Shpërndante drogë edhe pranë shkollave (EMRI)

5 Dhjetor 2023, 09:32| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 09:36

  • Share

Një 59 vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia në pikën e kalimit kufitar Bllatë në tentativë për të kaluar 7 pako me 710 gramë kokainë.

Mësohet se në kuadër të operacionit "Border", në pranga ka rënë Rahmi Çela, i cili shpërndante drogë edhe pranë shkollave dhe ambienteve të ndrysmë të qytetit dhe së fundmi po tentonte ta trafikonte kokainën drejt Maqedonisë së Veriut me qëllim për ta shitur me doza.

Si pasojë e kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia gjeti 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi parash, 2 aparate celular, 1 peshore elektronike dhe automjeti tip "Sharon", në pronësi të 59-vjeçarit.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?