I fshehën! Tentojnë të nxjerrin jashtë vendit 51 mijë euro, por zbulohen nga kontrolli

22 Shkurt 2020, 11:39| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 13:55

  • Share

Një person ka tentuar të kalojë një sasi të konsiderueshme parash drejt Greqisë në mënyrë të kundraligjshme. 36-vjeçari me iniciale S.S. është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës me një shumë prej 34.750 mijë euro, të cilat nuk i kishte deklaruar tek autoritetet doganore.

Paratë ndodheshin të fshehura në një çantë brenda automjetit të cilën po drejtonte 36-vjeçari, që po procedohet nga anti-kirmit ekonomik.

Zbulimi i tij u bë pas kontrolleve të mjetit, si pjesë e masave të shtuara në luftën ndaj krimeve ndërkufitare mes policisë doganore dhe strukturave të Anti-trafikut.

Sektori i anti-krimit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të origjinës së 34.750 eurove, që po tentoheshin të transferoheshin nga 36-vjeçari nga Berati drejt Greqisë.

Ndërkohë që po gjatë ditës së sotme një 28-vjeçari në Rinas i janë bllokuar 16 mijë euro në aeroport, teksa po tentonte që t'i kalonte pa i deklaruar pranë autoriteteve. Poseduesi i shumicës me iniciale L. Gj. është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ai u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, ku punonjësit e policisë kufitare i kanë gjetur shumën e eurove në çantën e brezit.

Referuar ligjit kur shuma është mbi 10 mijë euro duhet te deklarohet.

Shuma e sekuestruar ne Rinas

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?