Foto ilustruese

Tentoi të shmangë testin e alkoolit, i riu në Korçë i ofron policit 20 mijë lekë, efektivi i vë prangat

19 Shkurt 2022, 16:01| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 16:05

  • Share

Policia e Korçës ka arrestuar një 28-vjeçar i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ndërsa tentoi të korruptojë efektivin e 'Rrugores'. I riu me inicialet K.K., i ka ofruar punonjësit të policisë 2 mijë lekë të reja, ose ndryshe 20 mijë të vjetra që të shmangte testin e alkoolit.

Njoftimi i Policisë
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi ryshfet punonjësit të policisë me qëllim shmangien e kryerjes së alkooltestit, vihet në pranga drejtuesi. Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 28 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.

Shtetasi i mësipërm është konstatuar në lagjen nr. 3, Korçë, nga Forcat Speciale "Shqiponjat", me automjetin tip "Benz", i cili për të shmangur kontrollin e policisë dhe kryerjen e alkooltestit, i ka ofruar punonjësit të policisë 2000 lekë. Pas kryerjes së testalkoolit rezultoi se K. K., drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy kartëmonedha të prerjes 1000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?