Kronikë

Tentoi të rrëmbejë me forcë të renë dhe goditi babanë e saj, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër

23 Korrik 2021, 14:12| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 15:02

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një 29-vjeçar ka tentuar që të rrëmbejë një të re dhe ka goditur babanë e saj.

Denoncimin e ka bërë e reja me iniciale U.Rr, 23-vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, ku ka thënë se Ditmir Juka, e ka përndjekur dhe dhunuar fizikisht , i cili po ashtu ka tentuar ta marrë me forcë duke e goditur. Po ashtu ai ka goditur edhe babanë e saj, shtetasin R. Rr., 60 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Ditmir Juka, në rrugën nacionale Velipojë-Shkodër, në fshatin Berdicë.

I riu akuzohet për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”,“Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Kanosja“.

Në përfundimi të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 29-vjeçarit dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 23/07/2021 13:27

    Paska akoma budallenj te tille ne xhiro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?