Foto ilustruese

Tentoi të ndihmonte një vajze që të që të kalonte kufirin në Hanin e Hotit, vihet në pranga 36-vjeçari francez

1 Maj 2023, 11:32| Përditesimi: 1 Maj 2023, 11:41

  • Share

Një 36-vjeçar nga Franca është vënë në pranga nga policia Shkodër, pasi u kap në kufi me Malin e Zi  teksa tentonte të kalonte një 34-vjeçare në mënyrë të paligjshme.

36-vjeçari është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, bashkë me 34-vjeçaren nga Shkodra në makinë.

Për pasojë është vënë në pranga 36-vjeçari me iniciale  J. J., banues në Paris, Francë, ndërsa  34-vjeçarja që tentoi të kalonte kufirin është vënë nën hetim.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?