Kronikë

Tentoi të abuzonte me një 13-vjeçare, Gjykata e Lezhës lë në burg policin Kol Kola

7 Maj 2021, 13:38| Përditesimi: 7 Maj 2021, 14:19

  • Share

Gjykata e Lezhës lë në burg policin Kol Kola i cili tentoi të përdhunonte një të mitur 13-vjeçare.

Efektivi para trupës gjykuese ka thënë se e gjitha ngjarja është e inskenuar, duke mohuar ta ketë ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. “Ngjarja e sajuar”, ka thënë ai.

Kol Kola 62-vjeç banues në Lezhë, ka qenë me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë. Ai akuzohet për veprën penale, “Ngacmim seksual”, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale.

Ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshës 13-vjeçare nxënëse në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Lezhës. Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësi i policisë Kol Kola ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim.

1620388579_1620387578162020890260917c034c603kolkola.jpg

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?