Pasaporta dhe vlera monetare e sekuestruar

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari

8 Qershor 2022, 13:09| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 13:11

  • Share

Një 37 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare e Kapshticës.

37 vjeçari me inicialet M.L banues në Kamzë ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë kufitare.

Gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Shqipërisë, duke qenë se më parë kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?