Tentoi të korruptonte policin me 20 euro në Durrës, nën hetimi i riu

16 Prill 2022, 10:30| Përditesimi: 16 Prill 2022, 11:21

  • Share

Një 28-vjeçar është nën hetim pasi tentoi të korruptonte efektivin duke I dhënë 20 euro. Ngjarja ka ndodhur në portin e Durrësit ku 28-vjeçari Xh. T., ka tentuar të korruptojë efektivin me 20 euro pasi kishte mangësi në dokumentacion.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Xh. T., 28 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.   

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?