Perla Bulmet

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së në Tiranë, arrestohet pronari i një baxhoje në Durrës

22 Shkurt, 13:24| Përditesimi: 22 Shkurt, 13:38

  • Share

TIRANË- Namik Koçi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar që të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale në Tiranë (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit).

Sipas policisë 43-vjeçari, pronar i një baxhoje në Durrës, ‘Perla Bulmet’ ka tentuar se të korruptojë drejtorin e AKU-së duke i ofruar një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e produkteve të baxhos së tij.

‘Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës.’- njofton policia.

Hetime për Namik Koçin i kaluan SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

 

Ekstrakti i biznesit
 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • alma tirane: 23/02/2024 10:16

    AKU ne tirane po qelbet nga korrupsioni lajm skandaloz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?