VIDEO/ Tentoi të kalonte kufirin me pistoletë dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 45 vjeçari në Morinë (EMRI)

20 Prill 2023, 09:30| Përditesimi: 20 Prill 2023, 09:36

  • Share

Një 45 vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi u kap me armë zjarri në tentativë për të kaluar kufirin.

Në pranga ka rënë 45 vjeçari i identifikuar si Florin Dumani të cilit pas kontrollit të bërë i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ka vijuar hetimet për veprimet e mëtejshme.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?