Makina e sekuestruar

Tentoi të kalonte kufirin, me një automjet në të cilin kishte fshehur lëndë narkotike, vihet në pranga 35-vjeçari

15 Prill 2023, 10:30| Përditesimi: 15 Prill 2023, 10:37

  • Share

Herald Rexhepaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, është prangosur nga policia teksa tentoi të kalonte pikën kufitare të Morinës pasi është kapur me 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Policia e Kukësit bën me dije se gjatë kontrolleve rutinë për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, teksa po hynte në Shqipëri i është bërë një kontroll i imtësisshëm mjetit ‘Benz’ me të cilin udhëtonte 35-vjeçari.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.  Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin H. R, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve"”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tashmë çështja do të ndiqet nga prokuroria e Kukësit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?