Tentoi të kalonte kufirin me mbi 4500 kapsolla, qindra fishekzjarrë e mallra të padeklaruara, arrestohet 60 vjeçari në Qafë Morinë

10 Dhjetor 2023, 10:00| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 10:13

  • Share

KUKËS- Një 60 vjeçar është arrestuar nga Qafë Morinë ku tentoi të kalonte kufirin duke hyrë drejt Shqipërisë me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara.

Në pranga ka rënë 60 vjeçari i identifikuar si M.Gj. Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin e tij tip “Touran”, u gjetën dhe u sekuestruan 131 fishekzjarrë, 4500 kapsolla dhe veshje e mallra të tjera të padeklaruaa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?