Foto ilustruese

Tentoi të kalonte kufirin me mbi 11 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 39-vjeçarja në Kakavijë

29 Gusht 2023, 16:00| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 17:12

  • Share

Një 39-vjeçare është vënë nën hetim, pasi në pikën Kufitare të Kakavijës, në dalje të Shqipërisë, nuk deklaroi 11,150 euro.

E reja u kalua për kontroll në vijë të dytë në çantën e së cilës u gjetën paratë që po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 39-vjecaren, banuese në Berat, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?